Krasniqi: Këto zgjedhje shënuan një rekord që prej vitit 1991

Krasniqi: Këto zgjedhje shënuan një rekord që prej vitit

Politologu Afrim Krasniqi, i ftuar në “Tonight Ilva Tare” tha se zgjedhjet e 25 qershorit shënuan një rekord negativ që prej vitit 1991 për të djathtën shqiptare.

Pjesë nga deklarata:

Krasniqi: Partia Demokratike bëri një gafë të rëndë. Ishte pjesë e qeverisë dhe u soll si e tillë. Njerëzit nuk arritën të kuptojnë kush ishte në opozitë në Shqipëri. Për herë të parë që nga viti 1991, e majta në Shqipëri ka 70% dhe e djathta 30%. Është rekordi më negativ në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.

Tare: Po PDIU-në ku e keni llogaritur?

Krasniqi:  E djathtë. Është hendeku më i madh historik dhe ne të gjithë e dimë se nuk është i tillë. Njëra palë e maksimalizojë dhe pala tjetër nuk arriti të bënte asgjë. Ky është faktori përcaktues në këtë lloj sjellje elektorale. Në fakt nuk ishte fushatë elektorale. Vota e shqiptarëve nuk është e barabartë.

Një plus një nuk bëjnë dy. Konjukturat lokale vendosin fatin e zgjedhjeve. Ne kemi parti që kanë fituar që me siguri do ta kemi të vështirë t’ua tregojmë nipave dhe mbesave se çfarë kanë dashur çamët në Dibër dhe social-demokratët në Shkodër dhe kanë fituar mandat.  

/Ora News.tv/

EMISIONET