Moti i keq - Kosova dërgon në Kukës mjet për hapjen e rrugëve
11/01/2017 - 19:01

Në drejtim të fshatrave malorë të Kukësit, Ministria e Infrastrukturës e Kosovës, ka nisur një automjet të rëndë për hapur rrugën Borje-Restelicë, Shishtavec dhe rrethinë.

Lajmin e ka konfirmuar menaxheri për mirmbajtjen e rrugëve në rajonin e Prizrenit, Ferid Tafallari.

Ai tha se, kjo do iu mundësojë banorëve të këtyre fshatrave që rezultojnë të bllokuara që nga katër Janari që të lidhen me Restelicën dhe komunën e Dragashit.

Hapja e këtij aksi rrugor do ju vijë në ndihmë banorëve të bllokuar për më shumë se një javë, për rastet emergjente, po ashtu edhe për tu furnizuar me ushqime dhe medikamente mjeksore në komunën malore të Dragashit.

Deri në këto momente, janë hapur dy kilometra rrugë, ndërsa po punohet që banorët e kësaj ane të kenë mundësi kalimi në rrugët magjistrale të Kosovës.

15967559_1257092234346386_452930713_o 16009878_1257092237679719_547670724_o

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Promises for agriculture, PM: We will invest more; we will fight to receive 71 seats

Close