Korçë, rikthehen reshjet e dëborës
21/04/2017 - 11:35

Ndonëse jemi në muajin e dytë të pranverës, duket se dimri ende nuk ka vendosur të largohet.

Këto imazhe i përkasin qytetit të Korçës, që këtë mëngjes të premte ëhstë gdhirë i mbuluar nga bora.

Si një pëlhurë e bardhë, bora ka veshur pemët, të cilat me lulet shumëngjyrëshe, duken si të mbuluara nga velloja.

Qytetarët e Korçës jashtë kamere thonë se kjo është borë e pazakontë për stinën e pranverës në qytetin juglindor.

Bora ka shënjuar edhe Kukësin e Dibrën, siç duket dhe nga pamjet, në zonat e thella edhe këto momente vijojnë reshjet.

Por pavarësisht kënaqësisë që krijon, reshjet e borës, këtë periudhë kanë shkaktuar jo pak dëme në bujqësi, pasi fermerët tashmë i kanë mbjell kulturat bujqësore.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Police operation, Luxury vehicles and criminal assets seized in Elbasan

Close