Moti i ftohte - Korça zgjohet me borë e ngrica, i bllokuar aksi Ersekë – Leskovik
11/01/2017 - 8:57

Në Qarkun e Korçës kanë filluar rreshje të dendura dëbore, temperaturat janë të ulëta dhe ka prezencë të akullit.

Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë, përveç aksit Ersekë – Leskovik, i cili aktualisht rezulton i bllokuar nga debora.

Akset e kalueshme me zinxhirë.

Korçë -Voskopojë – Dardhë;

Korçë – Qafa e Qarrit , Korçë- Goricë;

Pogradec – Qafë Plloçë,

Pogradec- Qafë Thanë;

Korçë-Devoll-Kapshticë;

Ersekë-Qafë Qarri

Policia e qarkut të Korçës informon se policia Rrugore është në gadishmëri dhe monitorim të vazhdueshëm të lëvizjes së automjeteve, duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve.

Gjithashtu u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e pa nevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e Policisë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Basha: Në inagurimin e Trump me ftesë zyrtare dhe jo biletë

Close