Shkodër - Konflikt me fqinjin për pronën, vritet mjeku. Autori në kërkim
01/07/2017 - 7:10 Nga: Bepin Kolvataj

Konflikti për pronën shkaktoi viktimën e radhës në vendin tonë, ku i vrarë mbeti mjeku Ilir Aliaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23.40 minuta të mbrëmjes së të premtes (30 qershor 2017) në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër dhe gjithçka mësohet se ka ardhur pas një konflikti mes viktimës dhe autorit të dyshuar të ngjarjes, Dritan Ymeraj.

Mësohet se fqinjët kishin patur edhe më herët debate mes tyre për një shtesë që po ndërtohej mbi katin e tretë të pallatit ku jetonin Aliaj dhe Ymeraj.

Konfliktet kishin agravuar mbrëmjen e së premtes deri në tone të ashpra e fyerje, saqë në një moment Ymeraj ka marrë armën e zjarrit dhe ka shtënë dy herë në drejtim të Aliaj, në prezencë të djalit të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Forca të shumta policie dhe FNSH e Shkodres mbërriti në vendngjarje ku nisen hetimet dhe u vunë në kërkim të autorit.

Megjithëse deklarimet e familjareve të viktimës por edhe fqinjëve ishin se autori ishte larguar pas ngjarjes me automjetin e tij, policia kishte dyshime se ai ndodhej në banesë dhe për këtë kërkoi përforcimet e forcave RENEA nga Tirana.

Ardhja e tyre shënoi plot 5 orë kërkime dhe thirrje në banesën e autorit të dyshuar që jetonte i vetëm për dorëzim, por në fund rezultoi se ato kishin qenë të kota, pasi ai nuk ndodhej brenda.

Orët e pritjes dhe përqëndrimi i policisë përreth banesës i kanë dhënë mundësinë këtij të fundit të largohej edhe më shumë vendit të ngjarjes për t’iu fshehur forcave policore.

Mjeku i ndjerë Aliaj dhe autori i dyshuar Demiraj sipas raportimeve të familjarëve dhe fqinjeve kishin patur disa herë debate të forta mes tyre rreth shtesës në pallatin parafabrikat, i cili prej tyre ka pësuar ndryshime duke i shtuar 1 kat më shumë, e ku mjeku Aliaj kishte programuar shtimin edhe të katit të katërt.

Këtu mësohet se ka qenë edhe zanafilla e konfliktit mes palëve që degjeneroi mbrëmjen e së premtes në përdorimin e armës duke lënë të vdekur mjekun Aliaj.


/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close