Zjarr në Mat dhe Shkodër - Kodra e Tepes në flakë, në rrezik banesat dhe telat e tensionit të lartë
17/07/2017 - 19:19

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë kodrën e Tepes në Shkodër, flakët e të cilit rrezikojnë edhe disa banesa.

Zjarrfikësit, policia dhe banorët janë angazhuar në terren për vënien nën kontroll të flakëve.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se flakët rrezikojnë telat e tensionit të lartë.

Një tjetër zjarr ka përfshirë edhe kurorën e gjelbër të fshatit Madhesh të Matit.

Flakët rrezikojnë 20 hektarë lis. Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
ALUIZNI i vë shtëpinë në emër të vëllait, BOOM zgjidh problemin

Close