Vettingu - KLD kundër Xhafës: U respektua ligji për emërimet në KED
17/02/2017 - 13:37

Ndryshe nga kreun i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj  Këshilli i Lartë i Drejtësisë  thotë se për emërimet në Këshillin e Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi janë bërë duke respektuar pikë për pikë ligjin.

Përmes një letre kthim përgjigje KLD i shkruan Xhafës se lista e dërguar në Kuvend është në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit dhe se ky institucion udhëhiqet vetëm nga korrektësia, transparenca dhe respektimi i ligjit.

Xhafaj akuzonte sekretarin e Përgjithshëm të KLD-së se kishte shmangur nga shorti një numër të konsiderueshëm prokurorësh dhe gjyqtarësh”

 “Konstatohet se listat e dërguara nga Prokurori i Përgjithshëm dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i KLD-së rezultojnë të kenë shmangur nga shorti një numër të konsiderueshëm prokurorësh dhe gjyqtarësh”, shkruan Xhafaj në Memon prej 9 faqesh që mban datën 12 shkurt 2017.

Letra mbyllet duke deklaruar se është mungesa e respektit ndaj ndarjes së pushteteve ato që pengojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi, e cila ndër të tjera është frymëzuar për të eliminuar ndikimin e papërshtatshëm politik në sistemin e drejtësisë

 

 

 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter