U dënua për korrupsion - KLD kërkesë Presidentit për shkarkimin e gjyqtares, Majlinda Andrea
17/07/2017 - 21:37

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ia kalon presidentit kërkesën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë për shkarkimin nga detyra të Majlinda Andreas, gjyqtarja e pezulluar e kësaj gjykate, e dënuar për korrupsion.

Pas mbledhjes së sotme, KLD i ka dërguar një shkresë Presidentit ku i kërkon shkarkimin e Andreas si gjyqtare e Gjykatës së Lartë.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, më datë 17.07.2017, mbledhjen plenare, e cila nisi me diskutimin e kërkesës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë për fillimin e procedurave për deklarimin e përfundimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë zj. M.A. Në përfundim të diskutimeve, anëtarët e Këshillit vendosën t’ia kalojnë për shqyrtim këtë çështje, Presidentit të Republikës” thuhet në njoftimin e KLD.

Andrea u dënua muajin e shkuar nga ish kolegët në Gjykatën e Lartë me 4 vite burgim, që është konvertuar në shërbim prove prej tre vitesh, dhe 5 vjet ndalim ushtrim funksioni.

Akuza ndaj ish gjyqtares ishte ajo e korrupsionit pasiv për marrjen e një ryshfeti 50 euro, për një vendimi pronësie në zonën e Butrintit.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
ALUIZNI i vë shtëpinë në emër të vëllait, BOOM zgjidh problemin

Close