“Kjo është historia…”, shoqata Çelentano libër për 75-vjetorin e Adrianos
19/01/2013, 15:34
Përditesuar: 19/01/2013, 16:03
" frameborder="0" allowfullscreen>

Dikur këngët e tij dëgjoheshin në fshehtësi nga rinia shqiptare e viteve ’60 dhe sot vazhdon të mbetet një ndër idhujt e muzikës italiane, i cilësuar si miti i historisë muzikore.

Jehona ndërkombëtare e Adriano Celentanos me nje karrierë 50 vjecare , si kantautor, aktor, drejtues televiziv, ka mbledhur në një takim ne Ambjentet e MTKRS fansa dhe drejtues të shoqatës Çelentano me rastin e 75 vjetorit të tij, duke sjellë edhe përmbledhen me titull “Kjo është hisoria”.

Emocionet më të forta i rrëfen një nga fansat e Celentanos, i cili ka qëne pjesë e një prej koncerteve të tij.

Celentano është bërë një emblemë dhe ikonë e shoqërisë italiane të periudhës pas Luftës së Dytë . Është një ndër këngëtarët e pakët italianë, që ka arritur të shesë rreth 100 milionë disqe në mbarë botën, i cilësuar nga shumë autorë edhe si Elvis Presley italian. Adriano Celentano u lind më 6 janar 1938 në Milano.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento