Mirditë - Kishte fshehur 19 kg kanabis në një magazinë, arrestohet 30 vjeçari
21/04/2017 - 9:47

Sekuestrohen 19 kg lëndë narkotike kanabis në Mirditë. Policia ka vënë në pranga Pavlo  Ndrecën, 30 vjeç, si posedues të drogës.

Lënda narkotike u gjet në ambientet e jashtme të banesës së Ndrecës, në një magazine.

Sasia prej 19 kg kanabis ishte e futur në 4 qese plasmasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike “.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close