Arena - Kikia: Shoqëria ka pësuar goditje të rënda nga kanabisi
13/09/2017 - 22:26

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se edhe sikur edhe sikur gjatë vitit pasardhës të mos mbillet asnjë rrënjë kanabis në Shqipëri, shoqëria ka marrë goditje shumë të rënda.

Pjesë nga deklarata: 

Kikia: Gjithë kjo sasi droge që u kap apo kultivua nuk mund të quhet epokë e mbyllur. Edhe sikur gjatë vitit pasardhës të mos mbillet asnjë rrënjë kanabis në Shqipëri, shoqëria ka marrë goditje shumë të rënda, si në aspektin ekonomik dhe në atë social. Është kriminalizu financiarisht dhe nuk dihet se sa do të shpërlahet, është infektuar organikisht dhe nuk dihet. Unë them se do t’ia dalë. Por nuk është ky suksesi.

Sot kemi një shoqëri në degradim. Nëse ne arrijmë të shkulim fizikisht kanabisin, nuk mund të shkulim fenomenin nga shoqëria. Mos harro se kemi moshën më të ulët në Evropë për përdorimin e drogës. Është një situatë totalisht jashtë kontrollit. Përdorimi i drogës ka mbërritur deri në shkollat e ciklit tetëvjeçar. Nëse jemi në një krizë të përgjithshme shoqërore, nuk më duhen strategjitë e mëdha.

Hila: A mendoni se Xhafaj është në vendin e duhur?

Kikia: Nuk mendoj se është çështje e një personi. Nëse ka një vullnet politik për ta lejuar do ta lejojë edhe ministri më satrap. Nëse ka vullnet për ta luftuar, funksionojnë të gjitha strukturat. Xhafaj ishte fare pak në atë detyrë dhe unë them se është një bast i vështirë për një njeri që sapo ka hyrë në zyrë.

/Ora News.tv/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Trafikantët e drogës-policit: Ju tregoj unë çfarë të bëni tani

Close