Këtë vit për herë të parë në Shqipëri nis Shkolla kombëtare e Avokatisë
28/09/2013, 20:40
Përditesuar: 28/09/2013, 20:40
" frameborder="0" allowfullscreen>

Për herë të parë në këto 20 vite, të gjithë juristët që pretendojnë të bëhen avokatë do tu duhet të ndjekin Shkollën e Avokatisë dhe pas pajisjes me këtë certificate, ata do të mund ti nënshtrohen provimit të avokaturës për të përfituar titullin avokat.

Për herë të parë, Shkolla e Avokaturës do të nisë punën e saj në datën 2 Nëntor, ku viti akademik do të zgjasë 9 muaj dhe priten të pranohen rreth 500 juristë. Maks Haxhia, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, u shpreh se financimet për këtë shkollë do të sigurohen nga vetë Dhoma Kombëtare dhe kandidatët që aspirojnë për avokatë.

Haxhia sqaron se qeveria Berisha i ka siguruar Dhomës së Avokatisë një sipërfaqe prej 25 mijë metrash katrorë në zonën e fushës së aviacionit, ku do të ndërtohet korpusi i shkollës, i cili pritet të fillojë funksionimin vitin e ardhshëm.

Për këtë vit akademik ,sqaron Haxhia, ambjentet do të merren me qera, ndërsa rëndësi do tu kushtohet edhe rretheve ku mësimi do të zhvillohet dy herë në javë .

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. flavja says:

    kur fillon shkolla per vitin 2014?

  2. flavja says:

    kur fillon shkolla per vitin e ri akademik?

  3. Roland says:

    Pershendetje, doja te dija se ku dhe cfare procedurash duhen per te filliar per shkollen e Avokatise.

  4. Pranvera says:

    Pershendetje,doja te dija kur fillon shkolla per vitin akademik2014?flm

Komento