Itali - Kërkohej për vrasje, 42-vjeçari shqiptar kapet me 700 mijë euro kokainë
17/02/2017 - 13:42 Nga: Saimir Lleshi

Një 42-vjeçar shqiptar i kërkuar prej 13 vitesh dhe i konsideruar i “rrezikshëm” u arrestua nga Guardia di Finanza në qendër të qytetit në Piacenza.

Ai u dënua në vitin 2004 në Milano me 12 vite burg për vrasjen brutale të një bashkatdhetari, shkatërrim të kufomës dhe shfrytëzim prostitucioni.

Ai u arrestuar rastësisht gjatë një kontrolli dhe u “tradhtua” nga dokumentet e falsifikuara.

Nga kërkimet në banesën e tij, janë sekuestruar edhe 2.5 kg kokainë e pastër si dhe 10 kg marijuanë e fshehur brenda një sendi plastik si dhe pajisje të tjera për trajtimin e drogës.

Doga sipas mediave italiane, ishte e destinuar për në tregjet e Piacenza-s dhe do t’i sillte fitime 700 mijë euro shqiptarit.

Atij ju sekuestruan edhe mallra të vjedhura si këpucë marke, etj, vlera e të cilave është rreth 100 mijë eurove. Shqiptari zotëronte edhe dy pistoleta.

Krimi për të cilën akuzohet shqiptari ka ndodhur në Sesto San Giovanni në vitin 1997, kur ai qëlloi për vdekje me armë zjarri një shqiptar.

Droga e sekuestruar

Droga e sekuestruar

Materialet e sekuestruara

Shqiptari i arrestuar

 

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Moody’s: Destabiliteti politik mund të shtyjë reformat

Close