Kërkesat për azil në Gjermani, shqiptarët të 6-t në vitin 2016
11/01/2017 - 16:11

Më shumë se 280,000 emigrantë kanë shkuar në Gjermani vitin e shkuar, shifër kjo më e ulët se ajo e vitit paraardhës ku shkuan 890 mijë persona.

Sipas të dhënave të DW, Shqipëria renditet e 6-ta për numrin e kërkuesve për azil, ndërsa në vend të parë janë sirianët, afganët, iranianët, iranianët dhe eritreasi.

Sipas DW, në mënyrë domethënëse, numri i emigrantëve nga vendet e Ballkanit ka rënë ndjeshëm pasi Gjermania u ka bërë të qartë qytetarëve nga Shqipëria dhe Kosova se nuk do të kishin shans për përfitimin e azilit.

Rënia e numrit të azilkërkuesve shkon në favor të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila do të testohet në vjeshtë ku do të zhvillohet zgjedhjet e përgjithshme atje.

Shifrat kanë rënë krahasuar me vitin 2015, ku shqiptarët përfshiheshin në 5 vendet e para me kërkesa. Atë vit janë rikthyer 20.700  persona.

37088836_403

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Ja pse u nda Pirro Çako nga e dashura

Close