Keni pyetje për lotarinë amerikane? Ja çfarë thotë Ambasada
10/08/2017 - 17:16

Ambasada amerikane në vendin tonë ka lajmëruar të gjithë qytetarët që
kanë pyetje rreth vizave për studentët dhe Lotarinë Amerikane të
shkruajnë dhe të pyesin, pasi do të marrin përgjigjet e kërkuara.

Në një postim në FB, ambasada thotë se temat më të rëndësishme për qytetarët do t’i publikojë në vjeshtë.

Postimi i Ambasadës Amerikane

Këtë javë, Kenny dhe unë do të shkojmë për disa ditë pushimi në
Pogradec. Jemi duke bërë planet për vitin e ardhshëm. Do donim të
mësonim nga të gjithë ju për temat që ju intereson të diskutojmë vitin
e ardhshëm. Ju nevojitet më shumë informacion për vizat e
studentëve? Për lotarinë amerikane? Mbi sponsorët në Shtetet e
Bashkuara? Na tregoni cilat janë temat më të rëndësishme për ju, në
mënyrë qët’i përfshijmë ato në postimet gjatë vjeshtës. Si gjithmonë,
ne mirëpresim t’iu përgjigjemi çdo pyetjeje që ju mund të keni në
lidhje me vizat!

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close