Reagimi - Kandidaturat e KED, Llalla i përgjigjet Xhafajt: Çojeni në Kushtetuese!
17/02/2017 - 14:15 Nga: Saimir Lleshi

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka reaguar mbi shqetësimet e ngritura nga kreu i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj mbi procedurat e ndjekura për hedhjen e shortit të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke theksuar se janë respektuar procedurat e përzgjedhjes sipas ligjit.

“Prokuroria e Përgjithshme ka zbatuar rigorozisht kuadrin kushtetues e ligjor për zhvillimin e një procesi të drejtë dhe transparent”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Adriatik Llalla.

Duke cituar nenin 221,të ligjit nr 115/2016, “Për Organet e qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, Llalla thekson se në “zbatim të kësaj dispozite ligjore janë verifikuar rast pas rasti të gjithë kandidaturat që plotësonin kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroritë e Apeleve. Gjithë informacioni i disponuar lidhur me kandidatët është vënë në dispozicion Kuvendit të Shqipërisë”.

Në fund, ai kujton se çdo interpretim dhe vlerësim mbi kushtetutshmërinë e procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve të KED nga Prokurori i Përgjithshëm mund të jetë objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese.

Dy ditë më parë, Ora News publikoi një Memo të kreut të komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, i cili theksonte se përzgjedhja e kandidaturave për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë ishte bërë në mënyrë antikushtetuese, pasi ishin shmangur kandidatët që nuk kishin mbaruar Shkollën e Magjistraturës, ndërkohë që sipas Xhafajt ky kriter ishte për një moment të dytë.

Ai thekson në letër, se edhe vetë rezultati i nxjerrë nga procesi i shortit të zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë më 27 janar 2017, është i tillë.

KED, Xhafaj: Llalla dhe KLD-ja shkelën Kushtetutën për kandidatët

Letra e kryeprokurorit Llalla

Letra e kryeprokurorit Llalla

 

Letra e kryeprokurorit Llalla

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Ja pse moda po bëhet e ekzagjeruar

Close