Lajm i fundit - Kavajë, grabisin banesën dhe dhunojnë pronarin
14/09/2017 - 9:51

Tre persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në një banesë dhe pasi kanë grabitur një shumë parash kanë dhunuar pronarin e banesës.

Grabitja është shënuar rreth orës 04:20 (14 shtator 2017)  në lagjen nr 1 të Kavajës.

Policia e Tiranës informon se banesa e grabitur është e shtetasit A.K 

“Tre persona (të paidentifikuar) kanë vjedhur një shumë parash. Në tentativë për t’u larguar kanë goditur me mjete rrethanore pronarin e banesës, i cili ka marrë lëndime të lehta” informon policai e Tiranës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Trafikantët e drogës-policit: Ju tregoj unë çfarë të bëni tani

Close