Katolikët e Lezhës kremtojnë Pashkët
16/04/2017 - 10:00 Nga: Elvis Hila

Edhe në Lezhë është kremtuar festa e pashkeve.Qindra besimtarë katolike ju drejtuan katedrales së “Shën Nikollit” mbrëmjen e shkuar për të ndjekur meshen e shenjte në vigjilje të ringjalljes së krishtit.

Me qirinj të ndezur në duar që përcjellin dritën e përjetshme që vjen nëpërmjet Hyjit, besimtarët katolikë të Lezhës janë lutur për më shumë begati, paqe e harmoni në familjet e tyre. Mesha e shenjtë u drejtua nga arqipeshkëvi i dioqezës Lezhës monsinjor Ottavio Vitale.

Teksa ka folur para besimtarëve arqipeshkëve Vitale tha se fenomoni i korrupsionit vijon të mbetet një problem shumë i madh në mbarë boten dhe në vendin tonë, ndërsa ka përcjelle mesazhin për më shumë paqe.

Mesha e shenjtë e kremtuar në katedralen Shen Nikolli të Lezhës ka qënë edhe pritësja e parë e festës së ringjalljes së Krishtit, pasi kjo për besimtarët katolikë është një moment kulminat i krishtërimit dhe thelbi i besimit, pasi simbolizon ringjalljen e jetës dhe shpresës.I gjithë riti fetar është monitoruar nga forcat e policisë të cilët kanë qëndruar në hyrje të katedrales, pas sinjalizimeve se në vendin tonë mund të kishte sulme terroriste.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Djali i vogël u përlot kur takoi dukeshën Kate

Close