Arrestimi - Kapet shefi shqiptar i organizatës së kokainës në Itali me 4000 klientë
20/03/2017 - 17:02 Nga: Saimir Lleshi

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në kuadër të një operacioni të koduar “Big Rock” (Guri i madh).

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte një nga furnizuesit e mëdhenj të drogës me pakicë në Peruxhia, ku nga hetimet janë zbuluar listat me 4 mijë numra klientësh.

Hetimet për të kanë nisur që në vitin 2013, kur në atë periudhë u lëshuan 35 urdhër-arreste, të gjithë shqiptarë. 

Në atë periudhë u zbuluan të paktën 13 raste të shitjeve me pakicë të kokainës.

I arrestuarit i fundit arriti të shpëtonte për shkak se u largua në Shqipëri.

Së fundi, ai është rikthyer në vendin fqinj me shpresën se do të riniste aktivitetin por ka përfunduar në pranga.

I konsideruar nga hetuesit, si njeriu kryesor i organizatës së çmontuar, ai drejtonte rrjetin e dyqaneve të drogës me pakicën në formën U-s në Cortonese Fontivegge.

ANSA shkruan se me arrestimin e tij në një dyqan duhani në Cortonese, shkon në 22 numri i të arrestuarve.

/Ora News

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close