Greqi - Kapet rreth 1 ton hashash në kamionin e dalë nga Shqipëria, shoferi arratiset
17/02/2017 - 10:58 Nga: Saimir Lleshi

Një sasi prej rreth 1 ton hashash e dalë nga pika kufitare e Kakavijës me anë të një kamioni, është sekuestruar nga policia greke.

Tv grek Ert bën me dije se kamioni me lëndë narkotike është kapur pasditen e djeshme (16 shkurt), ndërsa kishte ardhur nga Shqipëria. Droga ishte futur në një hapësirë të posaçme në kamionin frigoriferik.

Droga është kapur pak minuta nga dalja e pikës doganore, ndërsa shoferi shqiptar është arratisur këtej kufirit duke kaluar në këmbë.

Mediat greke shkruajnë gjithashtu se kamioni frigoriferik ka kaluar pa problem nga dogana shqiptare. Policia greke vazhdon hetimet për rastin.

 

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Prezantohen kandidatët në Kukës, Kodheli: Do zgjidhim nevojat e banorëve

Close