"Taktika" - Kapet hajduti i telefonave, vidhte qytetarët nëpër rrugët e Tiranës
15/06/2017 - 12:54

Policia e Tiranës arreston një 39 vjeçar me akuzën e vjedhjes së telefonave.

Erind Vogli, 39 vjeç është arrestuar në kuadër të operacionit “Taktika”.  Akuzohet për vjedhjen e 4 telefonave celularë brenda 5 ditëve.

“Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura:

-Datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.

-Datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G.

-Datë 12.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huawei, në pronësi të shtetases H. Q.

Datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

  1. Një telefon i markës HTC
  2. Një biçikletë e markës Gial
  3. 3. Dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Opposition front , DP and SMI demand the removal of the prime minister

Close