Vlorë - Kapen 2.4 ton kanabis brenda ditës në Karaburun e Brindizi
11/01/2017 - 17:19

Një sasi prej 2.4 ton drogë është sekuestruar nga policia në dy aksione të ndryshme në kuadër të të njëjtit operacion  të zhvilluar në Shqipëri dhe Itali.

Sasia prej 1.9 ton kanabis u sekuestruar në orët e para të mëngjesit të 10 janarit, rreth 7 milje në afërsi të Brindisit në shtetin italian, ndërsa rreth orës 13:30 minuta është sekuestruar edhe sasia prej rreth 500 kg në vendin e quajtur “Plazhi i Dafinës” në Karaburun të Vlorës.

“Rreth orës 13:30, Delta Forcë gjatë kontrollit të ushtruar pas Karaburunit, pranë vendit të quajtur “Plazhi i Dafinës”, ka konstatuar dhe sekuestruar 17 pako të mëdha me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, rreth 500 kilogramë”, informon policia.

Lënda narkotike është transportuar për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë me mjetin lundrues Delta Force, ku dhe do kryhet peshimi i saj.

Më herët, nga një operacion i përbashkët i policisë shqiptare dhe asaj italiane u sekuestrua edhe sasia prej 1.9 ton që po transportohej me një skaf me dy motorë drejt Brindizit, duke arrestuar edhe dy shtetas, një shqiptar nga Vlora dhe një shtetas italian.

Ndalohet skafi me 1.9 ton drogë. Arrestohen skafistët, njëri vlonjat

droge-vlore

Droga e sekuestruar në Karaburun

16009895_10209974219105771_450960858_o

Droga e sekuestruar në Karaburun

15995846_10209974242426354_1877542609_n

Droga e sekuestruar në Karaburun

15969901_10209974242026344_1891528747_n

Droga e sekuestruar në Karaburun

skaf

Skafi me 1.9 ton drogë

/Ora News/

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
“Mbretëresha” greke e trafikut kapet me 392 kg kanabis

Close