Mat - Kapen 4 persona duke vjedhur transformator në një kabinë elektrike
16/07/2017 - 17:54

Katër persona janë arrestuar nga policia e Matit pasi u kapën duke vjedhur një një transformator në një kabinë elektrike.

Operacioni i koduar “Nata e fundit” u krye nga Komisariati i Policisë Mat.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë informacion në rrugë operative se në fshatin Bashkim, njësia Administrative Baz, po kryhet një vjedhje. Menjëherë nga ana e tyre është organizuar puna ku kanë shkuar në vendin e ngjarjes, konkretisht në fshatin Bashkim, ku kanë konstatuar 4 shtetas duke vjedhur një Transformator të një kabine elektrike të O.SH.E.E-së, Mat”, sqaron policia.

Të arrestuarit janë:

Ylli Haklaj, 47 vjeç, banues në Kamëz-Tiranë (i dënuar më parë)
Adriatik Haklaj, 50 vjeç, banues në Kamëz Tiranë (i dënuar më parë)
Blerim Tabaku, 40 vjeç, banues në Ndroq-Tiranë (i dënuar më parë)
Armand Murati, 31 vjeç, banues në Kashar-Tiranë.

Gjatë kqyerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

-një automjet “Volksëagen”, me targa TR 7632 L
-një kapuç (maskë ngjyrë e zezë)
-një palë doreza
-gërshërë metalike
-shkop druri (rreth të cilit mbështillet tel në formë të çrregullt).

“Si rezultat i punës së bërë nga shërbimet e policisë dyshohet   se shtetasit e mësipërm janë autorë të vjedhjes së një transformatori  tjetër në  një kabine elektrike, ngjarje e ndodhur me datë 10.06.2017, në vendin e quajtur  Dush i Kuq-Klos”, thotë policia.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij grupi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134, 22, 25 të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close