Drogë në port - Kapen 2.3 kg heroinë në tragetin e linjës Durrës-Bari
11/01/2017 - 10:20

Sekuestrohet një sasi prej  2.3 kg heroinë në portin e Durrësit. Lënda narkotike u kap gjate kontrollit ne prej trageteve të linjës Durrës-Bari dhe mendohet se do trafikohej në Itali.

Policia informon se “Më datë 10.01.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar,  në valixhen e shtetases  Laureta Lama, u gjet një çantë dore në brendësi të së cilës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2  kg e 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë”.

Policia ka arrestuar dy poseduesit e drogës, ndersa ka shpallur ne kerkim nje te trete.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-Laureta Lama 38 vjeçe, banuese në Tiranë;

-Bashkim Hasani 67 vjeç, banues në Tiranë.

 Në kërkim

-E.Ç. 29 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve”në bashkëpunim, e mbetur në tentative.

15992034_10209971541758839_1926617967_o

Droga e sekuestruar

Heroine ne Durres

Droga e sekuestruar

15942524_10209971542558859_115960511_n

Droga e sekuestruar

15991336_10209971542078847_272055905_o

Droga e sekuestruar


 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Monument për “vrasësin” e miliona njerëzve në botë!

Close