Greqi - Kapen 21.4 kg marijuanë nga Shqipëria, arrestohen trafikantët
12/10/2017 - 22:54 Nga: Geraldi Bregu

Policia greke sekuestron 21.4 kg marijuanë në një automjet në kufirin shqiptaro-grek.

Mësohet se policia ishte vënë në ndjekje të mjetit që vinte nga Shqipëria në afërsi të Igumenicës, duke bërë ndalimin e saj në Agelokastro, Aitiloakarnania.

Gjate ndjekjes nga mjeti u hodhen dy çanta qe me pas u vertetua se permbanin 20 pako me 21 kg 408 gram marijuane.

Policia bëri të mundur ndalimin e mjetit dhe arrestimin e dy trafikantëve, një shqiptar 26-vjeç dhe nje grek 39-vjeç.

Mësohet se ata kanë deklaruar se drogën e kishin marre nga nje shqiptar ne kufi dhe do e transportonin per në Athinë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Debates in parliament, assembly speaker excluded DP mp Noka for 10 days

Close