Burim infeksioni - Kanalet e ujërave të zeza në ish-Kënetë, tjetër premtim për zgjidhje
21/04/2017 - 15:05

Situata alarmante e ndotjes nga kanalet e hapura të ujërave të zeza me te cilën po përballen banorët e zonës së ish-Kënetës pritet të marrë zgjidhje shumë shpejt.

Kryeinspektori i Mjedisit në Durrës, Jurgen Dashi, premton zgjidhje të shpejtë, duke i dhënë fund këtij problemi të mprehtë me të cilin përballet zona me mbi 43 mijë banorë.

Jurgen Dashi: Besoj se para verës ne do ti japim zgjidhje këtij problemi të kanaleve të ujërave të zeza në bashkëpunim me Ujësjellësin dhe Bordin e Kullimit të qarkut Durrës.

Ndërkohë banorët mosbesues nga premtimet e pambajtura kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve nëse shqetësimi i tyre nuk merr zgjidhje para 18 qershorit.

Ndonëse ndodhet vetëm një kilometër e gjysmë larg qendrës së qytetit të Durrësit, zona e ish-Kënetës gjatë verës shndërrohet në një burim të rrezikshëm infeksioni për shkak të ujrave të zeza.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close