Kalimtari përplaset për vdekje nga betonierja në Vlorë
17/02/2017 - 13:52

Një shtetas i cili po lëvizte me biçikletë ka humbur jetën pasi u përplas nga një betoniere.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Vlorës, rreth orës 13:38 pranë rrethrrotullimit të Skelës.

56 vjeçari me iniciale H.M, banues në lagjen “10 Korriku”, u përplas nga mjeti i tonazhit të rëndë, “Betoniere Iveko”  duke gjetur vdekjen në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit “Iveko” shtetasin B.H., 56 vjeç, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 13:38, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekje, në Vlorë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit pranë rrethrrotullimit të skelës, ku një automjet tip “Betoniere Iveko” me targë VL 3586 C, me drejtues shtetasin B.H., rreth 56 vjeç, ka aksidentuar një person i cili po qarkullonte me biçikletë.

Për pasojë shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit “Iveko” shtetasin B.H., me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Moody’s: Destabiliteti politik mund të shtyjë reformat

Close