Moti i Keq - Borë në Gjirokastër, izolohen 11 fshatra. I bllokuar aksi Përmet-Ersekë
11/01/2017 - 11:38 Nga: Entjola Budo

I ftohti polar që ka përfshirë prej më se një jave vendin është spostuar në jug. Në Gjirokastër, reshjet e borës kanë vijuar përgjatë gjithë natës, por dhe në Sarandë kanë vijuar reshjet e borës.

Në Gjirokastër zona e Zagories dhe Pogonit jane aktualisht të izoluara. Gazetarja e Ora Neës Entiola Budo informon se Aksi nacional Përmet- Ersekë është i bllokuar dhe nuk funksionon dogana e pikës kufitare “Tre Urat”

Në njësinë administrative Frashër janë izoluar 11 fshatra.

Trashësia e borës vijon nga 15-20 cm, ndërsa zonat më problematike mbeten Qafa e Muzinës” dhe “Uji i ftohtë “, ku në të dy vendet janë angazhuar borë-pastruese për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.

Policia Rrugore, është në gatishmëri dhe po monitoron lëvizjen e automjeteve, duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve.

Efektivët u kanë bërë thirrje banorëve të Gjirokastrës që edhe në qytet të qarkullojnë me mjete të pajisura me zinxhirë për shkak të prezencës së akullit.

Një aksident fatmirësisht pa pasoja të rënda është shënuar pranë hyrjes së spitalit ku mjeti ka përplasur një këmbësor.

Sipas Ministrisë së Transportit, vazhdon puna për pastrimin e akseve Tepelenë – Gjirokastër dhe Gjirokastër – Kakavijë, të cilat vazhdojnë të qarkullohen me zinxhirë.

Po ashtu vazhdon puna edhe në Përmet – Çarshovë – 3 Urat, ku trashësia e borës ka arritur 35 cm.

Në Qafë Muzinë po punohet për pastrimin e aksit. Momentalisht kalohet akoma me zinxhirë

Në Sarandë, reshjet e borës kanë vijuar përgjatë gjithë natës, dhe qarkullimi i mjeteve rekomandohet të bëhet me zinxhirë.

Uniformat blu u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e pa nevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.

gjirokasterr

gjiroakster-989-copy gjrokaster-0-copy gjiroakster89-copy gjirokaster-8-copy gjitokaste-7-copy gjirokaster-6-copy gjirokaster-5-copy gjirokaster-4 gjirokaster-3 gjirokaster-2

 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vetting law, Constitutional Court publicized its decision about the law

Close