Tjetër "përplasje" PS-LSI - Kadeli nuk shkon të prezantojë ‘ekspertin fiskal’, Braçe e paralajmëron
20/03/2017 - 11:05 Nga: Manjola Hasa

Komisioni i Ekonomisë solli një tjetër përplasje mes mazhorancës. Drafti për ekspertin fiskal që mban firmën e deputetit të LSI, Gjovalin Kadeli, rrezikon të kthehet pas, pasi propozuesi nuk ka qenë i pranishëm në Komision prej 3 javësh. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, mbylli mbledhjen me ultimatumin e vetëm që nëse Kadeli nuk paraqitet në mbledhje, do t’i kërkojë kryeparlamentarit Ilir Meta të tërheqë draftin.

Drafti ligjor për ekspertin fiskal, i depozituar nga deputeti i LSI, Gjovalin Kadeli, rrezikon të tërhiqet mbrapsht.

Deputeti i LSI-së nuk është paraqitur në Komisionet kuvendore për 3 javë dhe kjo e detyroi kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, socialistin Erion Braçe, të shkojë drej ultimatumit: Ose Kadeli të jetë prezent në mbledhje, ose do ti drejtohet Ilir Metës për kthimin pas të propizimit.

Braçe: Për sa kohë jemi në tilla kushte ky Komision nuk mund ta shqyrtojë këtë projektligj dhe unë do ti kërkoj Konferencës së Kryetarëve që ti kërkojë propozuesve tërheqjen pas të këtij ligji. Do ti kërkoj kryetarit të Kuvendit ti drejtohet propozuesit të këtij projektligji të bëjë tërheqjen e tij ose të paraqitet në Komisionin e Ekonomisë, një nga të dyja.

Debati dhe mbyllja e mbledhjes së Komisionit mund të interpretohet si një tjetër përplasje PS-LSI.

Por, Braçe artikuloi qartë se nuk do të pranojë asnjë presion.

Braçe: Unë nuk pranoj presion, presion në këtë komision nga grupe interesi nuk do të lejoj kurrë.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BERZH për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës”nuk u diskutua për shkak se në mbledhje pjesëmarrësit nuk ishin në nivel ministri ose zv/ministri, ndërsa për projekligjet e tjera sipas rendit të ditës nuk u shqyrtuan për shkak të mungesës së kuorumit. 

Biznesi kundër draftit ligjor për ekspertin fiskal

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
No destabilization, DP Chairman: This is a peaceful movement for free elections

Close