Vlorë - Jetën ose 100 mijë euro, arrestohen gjobëvënësit vlonjatë
13/08/2017 - 10:57

Dy të rinj nga Vlora janë arrestuar pasi akuzohen se kanë kërcënuar me jetë një 46 vjeçar po me banim në Vlorë nëse ky i fundit nuk do i jepte 100 mijë Euro.

Të arrestuarit janë Endri Beqiraj, 28 vjeç, Julo Rrokaj, 25 vjeç

“Të dy këta shtetas prej disa muajsh kanë kërcënuar me anë të telefonit, shtetasin Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që t’u jepte një sasi vlerash monetare prej 100.000 Euro. Ditët e fundit këta shtetas e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se nuk do të jepte shumën e kërkuar” informon policia e Vlorës

Ata u arrestuan të shtunën e 12 gushtit 2017 në fshatin Qishbardhë.  Sipas policisë ka pasur konflit për motive të dobëta mes Endri Beqirajt dhe shtetasit Sh.S.

Dy të rinjtë u arrestuan gjatë pritjes për të marrë shumën e parave të kërkuara.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale “ Shtërngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 109/b/25 i Kodit Penal.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close