Rrjedhja e votave - Ja si i përgjigjet Rama akuzave për blerjen e votave për Gramoz Ruçin
13/09/2017 - 8:40

Në përfundim të diskutimeve për programin e qeverisë, fjalën e mori kryeministri Edi Rama i cili i dha një përgjigje të gjithë deputetëve të opozitës, të cilët njëzëri nuk ishin dakord më ketë program.

Rama tha se dora e qeverisë do të vazhdojë të shtrihet ndaj opozitës, ndërsa tha se për asnjë çast ata nuk sfiduan qeverinë e re.

Rama: Dora jonë do vazhdojë të shtrihet ndaj jush, edhe skeni parë gjë akoma. Më vjen keq që unë nuk bëra dot asnjë dallim mes fjalëve tuaja sot dhe atyre që thatë 4 vjet më parë po këtu.

Nuk çuditem as për këtë, mirë nuk më vjen që nuk sfiduat për asnjë cast qeverinë e re me artikulimin e qoftë edhe vetëm një gjëje të re. Qoftë edhe një tingull të padëgjuar të 4 viteve më parë. Sepse për alternativë të re do ishte e pamëshirshme tjua kërkosh në gjendjen që jeni.

Është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet kthesa që ky popull pret dhe meriton nga përfaqësuesit e vet nga ne këtu në këtë sallë dhe në debatin politik në tërësi. Por ne do trokasim me durim dhe këmbëngulje në veshët tuaj me shpresë që do zgjoheni dhe do reagoni duke na sfiduar me ide që hapin debat dhe jo me gërhitje me sy hapur që thjesht thyejnë heshtjen duke u kthyer pa i humbur edhe  4 vjet të tjera nga arratija e gjatë në realitetin e jetës reale, ku e keni lënë bosh vendin e alternativës qeverisëse duke mos e refuzuar dorën e shtrirë të bashkëpunimit tonë për cështje që nuk janë të majta dhe të djathta.

Kryeministri iu përgjigje edhe atye që e akuzuan se ka blerë vota për votimin e Gramioz Ruçit si kryetar Parlamenti.

Rama: Më akuzuat mua për blerje dhe shitje votash në zgjedhjet për kryetarin e Kuvendit. Nuk çuditem dhe as faj nuk ju vë dot kur ju shoh edhe ju dëgjoj në vazhdën e mohimit të realitetit.

Duket sikur kultura e mohimit të realitetit ju është bërë një sëmundje politikisht e transmetueshme. Simtoma e kësaj sëmundje u shfaq qartë edhe në këtë rast kur protagonistët e republikës së vjetër vunë kunjën që votat u blenë nga krimi. Ndërsa prurjet e republikës së re thanë që votat u vodhën në një grackë që e kishin vetë ata duke lënë bosh vendin e numëruesit.

Ju u ankuat gjithë kohës se nuk gjetët program në programin tonë. Nuk gjetët, reflektim thatë ju, kosto, bilance etj. Po sikur në fakt ajo që ju nuk gjeni të jetë aty dhe ju të mos keni sytë për ta parë dhe mendjen për ta kuptuar dhe nuk do ta ngrija këtë pikëpyejte.

Rama i kujton Bashës se ja humbur 13 deputetë

Është shumë e rëndë si pikëpyetje për një opozitë parlamentare sikur të mos ju shihja, ju sheh gjithë Shqipëria si mbyteni në një lugë ujë. Psh humbët 140 mijë vota në krahasim me 4 vjet më parë. Tani vini këtu, 13 veta mangut nga çishit kur shkuat për zgjedhje me konkluzionin se ne me 60 mijë vota më shumë dhe 9 veta plus qenkemi në panik se na ka braktisur populli. A mund të ma thotë kush si e parashikoni ju dhe si mund ta kuptoni programin tonë kur nuk jeni në gjendje të shikoni këtë fakt kaq të thjeshtë dhe kaq tronditës që e lidhni me tronditjen e euros nga krimi.

Rama: Basha ishte një kopje e tronditur e udhëheqësit të Republikës së re

Edhe kryetari Basha ishte një kopje e tronditur e udhëheqësit të Republikës së re. Mu duke se kishte më shumë hallin të mundte fantazmat e Astrit Patozit dhe Jozefinës që e akuzojnë nga ato penxheret e Mark Zukembergut, sesa të paraqiste në replikën e tij kartvizitën e opozitës, vizionin alternativ për Shqipërinë. Ligjërata me playback e cadrës së lirisë ishte tamam si ajo gjella e mbetur nga dreka që ngrohet për tu ngrënë në darkë. Shpresoj që herë a vonë ta mbaroni atë gjellë. Nuk e kuptoj sa i madh paska qenë ai kazan. Mbaroheni dhe kthehuni në debatin real, konkret produktiv.

Rama:  Të hapim dialogun për çështje me interes të përbashkët

Unë jam gati ta hapim dialogun për cështje të interesit të përbashkët në dobi të popullit. Sa shumë duhet të presim o shumë i nderuari kyretari i PD për ti adresuar këto cështje bashkarisht në një dialog të institucionalizuar mes palëve me ekipet përkatëse.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Demarkacioni me Malin e Zi, Pacolli nesër në Podgoricë

Close