Parashikimi - Ja si do të jetë moti sot
22/09/2017 - 7:00

Prej dy ditësh në vendin tonë ka pasur rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje shiu në disa zona.

Sipas meteoalb, ditën e sotme ultësira perëndimore do dominohet nga kthjellime. Ndërsa  kthjellime e vranësira kalimtare do të ketë në zonat veriore – verilindore.

Pasditja e ditës së sotme do vijojë në kushtet e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit por ekstremi verilindor do ketë dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes por rritje me 2°C do të ketë në vlerat termike të mesditës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Protestojnë duke u varrosur!

Close