Operacioni - Itali, kapet gomonia me 4 mln € drogë, trafikantët e braktisën në plazh
10/01/2017 - 21:46 Nga: Ermir Xama

Të ftohtit nuk i ka ndaluar trafikantët e drogës në Adriatik. Mediat italiane shkruajnë se është zbuluar një tjetër rast i trafikut të drogës në Leçe, që mendohet se vinte nga Shqipëria.

“La Repubblica” shkruan se një gomone e fuqishme kaloi ngushticën e Otrantos mesnatën e të hënës duke u gdhirë e martë.

Trafikantët synonin bregdetin e San Foca, por gomonia u pikas nga disa banorë të cilët njoftuan më pas policinë.

Sipas “La Repubblica” trafikantët kishin fshehur në shkurre afër plazhit thasët me drogë, me një peshë 700 kg kanabis dhe vlerë 4 milionë Euro.

Nuk dihet nëse kjo sasi droge  vinte nga Shqipëria, por autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të identifikuar trafikantët.

Alarmi për rritjen e trafikut të drogës nga Shqipëria në Pulia ka nisur në muajt e fundit nga shërbimet sekrete, të cilat gjithashtu kanë theksuar edhe rrezikun e radikalizimit ekstremizmit islamik në Shqipëri.

droge-e

Ne foto: Droga e sekuestruar ne Itali

drogee

Ne foto: Gomonia ku ndodhej droga

droge

Ne foto: Droga e sekuestruar ne Itali

gomonia

Ne foto: Gomonia ku ndodhej droga

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close