Burgimi - Itali, burgim të përjetshëm peshkatarit shqiptar për vrasje të dyfishtë
20/04/2017 - 19:42

Një shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.

Ky është vendimi i marrë nga Gjykata e Bolonjës ndaj shqiptarit Sadik Dine, i cili është shpallur fajtor për vrasjen e italianëve Silvio Mannina dhe Lidia Nusdorfi.

Gjykata e Apelit ka anuluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e kishte dënuar shqiptarin me 5 vite burg për bashkëpunim në vrasje.

Ndaj peshkatarit shqiptarë me bazë në Rimini, Prokuroria kishte kërkuar 30 vite burg. Në Rimini, ai i lirua nga të gjitha akuzat për mungesë të provave, me përjashtim atë të fshehjes së kufomës.

Përveç akuzave të tjera, shqiptari akuzohet edhe për keqbërje në rrethana rënduese me paramendim si dhe mizori.

Dine e ka quajtur veten vazhdimisht të pafajshëm, ndërsa autor i krimit të dyfishtë sipas tij, ishte nipi i tij Dritan Demiraj, jo pak i njohur në vendin fqinj, dhe Monica Sanchi si dhe një bashkëpunëtor 17 vjeçar.

Gjykata ka rikonfirmuar dënimin me 30 vite burg për Monica Sanchi. Ndërkohë, Dritan Demiraj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-të dashurës, por procesi nuk mund të vazhdojë në Apel për shkak se ka pësuar dëmtime të shumta nga rrahja brutale në burg nga një boksier rumun. Ai ndodhet në burgun e Parmas.

Ish-boksieri rumun rreh në burg Dritan Demiraj. Shqiptari në koma

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close