Instituti i Monumenteve të kulturës, kurs për restauratorë
14/11/2012, 14:51
Përditesuar: 15/11/2012, 17:10
" frameborder="0" allowfullscreen>

Për herë të dytë  Instituti i Monumenteve të Kulturës merr  statusin  nga UNESCO për të qenë lider në trajnimin  1 mujor intensiv të 6 profesionistëve  nga Moldavia, Kroacia, Kosova, Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria për restaurimin dhe konservimin  e veprave prej qelqi.

Drejtori i këtij Instituti Apollon Baçe tha se kursi ka për qëllim të përgatisë  specialist në ndërhyrjen dhe mirëmbajtjen e  monumenteve  të kulturës  dhe së shpejti  kjo qendër do të jëtë shkolla e Europës Juglindore për  përgatitjen e restauratorëve për të gjithë Ballkanin.

Ndërsa specialistja italiane Silvia Veruçi  shpjegoi metodat që përdoren për restaurimin e veprave kulturore.

Ky projekt financohet nga UNESCO  për të përgatitur  profesionistët që do të ndërhyjnë në monumentet e kulturës. Të ndihmojnë në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e një sërë objektesh kulturore  të rrisë kapacitetet në fushën e trashëgimisë për mbrojtjen e monumenteve arkitektonike dhe të veprave të artit.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento