Kërkesa - Incidentet në fushatë, Demiraj: Të shkarkohen 3 shefat e komisariateve
19/06/2017 - 18:20 Nga: Pranvera Bozhiqi

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka kërkuar shkarkimin e 3 drejtorëve të policisë në qarqet ku kanë ndodhur incidentet e ditëve të fundit. Këtë fakt e ka bërë publik në intervistën e dhënë për Zërin e Amerikës, ndërsa incidentet po hetohen me intensitet.

Incidentet e ndodhura ditët e fundit të fushatës zgjedhore duket se po prodhojnë një valë shkarkimesh edhye në radhët e policisë. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, i cili në intervistën e dhënë për Zërin e Amerikës pohoi se ai ka kërkuar shkarkimin e 3 drejtuesve të policisë në qarqet ku kanë ndodhur përplasjet.

Demiraj: Edhe unë nga ana ime kam kërkuar shkarkimin e 2-3 shefave të Komisariateve, të cilët nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës së tyre. Kemi patur edhe disa persona të cilët në një formë apo në një tjetër nuk kanë qenë konformë në zbatimin e ligjit përsa i përket të qenit asnjëanës gjatë fushatës zgjedhore. Kam kërkuar që të largohet shefi i Komisariatit të Pukës, ka patur raste të përsëritura. Kam denoncime të përditshme që mbështet një subjekt të caktuar elektoral. Dhe për këtë qëllim kam kërkuar shkarkimin e dy shefave të Komisariateve, edhe të Dibrës, edhe të Gramshit.

Ministri vlerëson se bashkëpunimi me prokurorinë ka qenë shumë i mirë ndërsa fton qytetarët të denoncojnë ccdo përpjekje për manipulim vote.

 /oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Besland Tola says:

    Si mund te shkarkosh drejtorine e policise per disa incidente qe u lokalizuar dhe u vendosen ne rendin e tyre ne menyren me te shpejte te duhur. Si duket me shkakun me te vogel duan te bejne padrejtesi , e quajne veten republika e re dhe mendojne se duke pasur nje qeveri teksine mund te shtypin kedo .

  2. Roland Dushi says:

    Zoti Demiraj , tepsia juaj qenka me e madhe sesa mendimet tuaja . Kujdesni me vendimet qe merrni sepse pasojat jane ligjore . Ah harrovi ju jeni mesuar te shkelni ligjin tani me . Ska nevoje tja u kujtojme ne.

  3. izmi hodi says:

    Policia është në mbështetje të plotë të qytetarve dhe gjithë komunitetit për të neutralizuar dhe shmangur cdo lloj incidenti që mund të përbëjë rrezikshmëri për jetën, shëndetin e qytetarve në këtë kohë tensioni politik në prag të zgjedhjeve.

  4. Fatjon shahini says:

    Demiraj nuk di cfar flet.
    Policia e shtetit po bën një punë të mrekullueshme dhe në luftën kundër kanabisit dhe për zgjedhjet.policia si asnjehere me ppare ne kry te detyres

  5. Ardi pg says:

    policia drejtohet nga nje minister i paafte qe nk njeh punen si behet . MOS U HIDH FAJIN POLICEVE KUR JE TI SI MINISTER KOT

  6. nikolin says:

    Po ca do te shkarkosh ti more aman?!Ti edhe nje jave dhe do shkarkohesh per vete.

  7. Amarildo Kuqo says:

    Zoti Demiraj Jeni i papergjeshem dhe i pamoralshem , ju lutem lereni ate post sa me shpejt . Ju ka zene truri dhjame dhe nuk po logjikoni zoti demiraj . Pertej ofendimeve , ju nuk e meritoni te jeni aty . Nuk e kuptoj qellimin tuaj vertet

  8. Albana says:

    Ju po hidhni balte mbi profesionalizmin e plote te Drejtoreve Policore dhe po i pengoni te kryejne punen e tyre ne qetesi dhe maturi .

  9. kledi kasmi says:

    bravo policia per gjith punen qe ben, ca thon njerezit lart e posht eshte thjesht keqdashje nga ta sepse su pelqen rregulli

  10. eri says:

    incidentet elektorale duhet te jene tager i policise dhe askush sduhet te nderhyje , polica doa ta beje punen e saj me nderdshmeri ashtu sic e ka bere deri me sot..

  11. Poliana pullazi says:

    Keto incidents qe po behen duken qarte qe Jan prapaskwna te LSI qe po e ndihen humbjen,sado qe jep lek per vota e keni t kot

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close