Moti - I nxehti përvëlues, ja çfarë temperaturash parashikohen nesër
07/08/2017 - 15:49

Prej disa ditësh, vendi ynë është “pushtuar” nga i nxehti ku temperaturat i kanë kaluar 40 gradë. Edhe ditën e nesërme temperaturat do të vijojnë të jenë përvëluese.

Sipas një parashikimi të motit nga Emergjencat Civile, mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe tepër i nxehtë, si dhe vranësira të pakta deri mesatare në mesditë përgjatë zonave malore në lindje të vendit.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:

Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në 19°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 38°C.

Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në 20°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 41°C.

Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 22°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 38°C.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. kujtes says:

    per ato qe i jan bindur vullnetit zotit ,sipas dy haditheve profetik 1 per te ftohtin dhe nje per te nxehtin ,i derguari zotit muhamedi a,s, ka thene , kur bene shum vape lutuni zotit ,me kete lutje tre here ,bismilahi rrahmeni rrahimi la ilahe ilollah,o allall deshmoj se sot eshte nje dite e nxehte ,me te nxehte si te nxehtit e xhehnemit ,o ollah me mbro nga te nxehtit e xhehnemit,xhehnemi thot o allah mbroje nga un,po keshtu dhe ne dimer e njejta lutje per te ftoftit ngricat per te na mbrojtur allahu nga ngricat e xhehnemit sepse xhehnemi thot o allah mbroje nga un,keto lloj lutjesh jane dy here ne vit,dhe behet ky koment si kujtese per praktikantet e besimit qe besojne dhe praktikojne besimin e tyre

Komento

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close