Aksident - I moshuari nga Saranda përplaset për vdekje në Gjirokastër
16/07/2017 - 21:10

Një i moshuar është aksidentuar për vdekje në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në  aksin rrugor Gjirokastër – Kakavie, në afërsi të fshatit Dervician.

Sipas policisë viktima është shtetasi me iniciale  A.Q, 87 vjeç, banues në Sarandë.

Autori i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe  kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Ruçi pinjoll i diktaturës! Zgjedhjet u fituan në aleancë me krimin

Close