Ekskluzive në Tonight - Historia e Anës, Gjika i ofron punë në fasoneri, Vishaj avokat falas
05/09/2017 - 10:03

Pas rrëfimit të historisë së dhunës në Tonight Ilva Tare nga gruaja me pseudonimin Ana, kryetari i Shoqatës së Fasonëve Gjergji Gjika dërgoi një mesazh ku i ofronte një vend pune Anës në kompaninë e tij.

Ilva Tare: Jemi kontaktuar nga kryetari i Shoqatës së Fasonëve Gjergji Gjika në redaksi dhe ka ofruar një pozicion pune për Anën, çka jam shumë e gëzuar që kjo ndodh. E vlerësoj shumë solidaritetin që kanë shqiptarët me njëri-tjetrin.

Edhe avokati Saimir Vishaj ofroi ndihmë ligjore falas për Anën dhe të gjithë gratë që kanë pësuar dhunën dhunën e bashkëshortëve të tyre.

Saimir Vishaj: Unë drejtoj dhe një Shoqatë të Avokatëve Penalistë të Shqipërisë ku i bëj thirrje zonjës ti japim një avokat falas. Të vijë pranë Shoqatës sonë, unë e marr përsipër të drejtoj një avokat për të ndjekur të gjithë procedurat falas zonjës. Dhe këtë thirrje ua bëj të gjitha grave në pamundësi financiare.

Ekskluzive në Tonight/ Historia e Anës, nëna e 5 fëmijëve që bashkëjetoi me dhunën 9 vjet

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Demarkacioni me Malin e Zi, Pacolli nesër në Podgoricë

Close