Fier - U hodh nga kati i tetë, e reja nga Kuçova bashkëjetonte me një 33-vjeçar
07/07/2017 - 13:43 Nga: Xhemil Beharaj

Vajza 19 vjeçare që u hodh nga kati i tetë i një pallati në Fier, ishte e vetme në banesë dhe në gjendje të rëndë psikologjike. Burime policore thonë se nga marrja në pyetje e bashkëjetuesit të 19 vjeçares Safete Bega, ky i fundit ka treguar se vajza kishte qenë e shqetësuar dhe se në momentin e vetëvrajses së saj, ai nuk ka qenë në banesë.

19 vjeçarja Safete Bega nga Perondia e Beratit duket se është hedhur nga kati i tetë i pallatit ku bashkëjetonte prej dy vjetësh e gjysmë me qira me një 33 vjeçar, në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa motivet e sakta do të zbardhen nga hetimet e mëtejshme të policisë. Paraprakisht nga rrëfimi i 33 vjecarit Artur Çala, nga Topoja e Fierit që bashkëjetonte me Safeten, e dashura e tij ndodhej në një gjendje të vështirë psikologjike, por ai nuk ka dhënë detaje se çfarë e mundonte 19 vjeçaren. Burime policore kanë ruajtur konfidencialitetin e rrëfimit, për të verifikuar pistat e ngritur.

Burime nga policia thonë se çifti ka qenë  problematik dhe me precedent penale pçr vjedhje, kryesisht të bizhuterive në dyqane të ndryshme. Policia është duke punuar për gjetjen e motivit të hedhjes nga pallati të vajzës, ndërsa nuk është mbyllur pista e shtyrjes së saj nga persona të tjerë. Banorët e pallatit ku ndodhi ngjarja pohojnë se pothuajse nuk e njihnin fare çiftin që jetonte në katin e tetë.

Hetimet e e mëtejshme të policisë do të verifikojnë versionin e e 33 vjeçarit Çala duke hedhur dritë po ashtu edhe mbi motivin e vërtetë që e shtyu vajzën e re të ndërmarrë një akt të tilla tragjik.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Ilir Zhilla i ftuar në Ora News

Close