Fier - Hidhet nga kati i 8-të i pallatit, vdes 19-vjeçarja nga Kuçova
07/07/2017 - 7:15

Një vajzë 19-vjeçare ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi është hedhur nga pallati.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit rreth orës 02:10.

Policia sqaron se “19-vjeçarja Safete Bega nga Perondai e Kuçovës dyshohet se është hedhur nga kati i 8-të i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme”

“Aktualisht kjo shtetase bashkëjetonte me shtetasin Artur Çala 33 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier”, informon policia.

Gazetari i Ora News Xhemil Beharaj na informon se çifti bashkëjetonte prej 1 vit e gjysmë  dhe ka qenë një çift problematik dhe me precedent penal për vjedhje.

Policia është duke punuar për gjetjen e motivit te hedhjes nga pallati si dhe nëse 19 vjeçarja është hedhur vetë apo e kanë hedhur. Mesohet se në momentin e hedhjes nga pallai 19 vjecarja ka qenë shume rëndë psikologjikisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pallati nga ku u hodh 19-vjecarja ne Fier

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close