Helikopterët Viva në luftë me flakët në Dropull
10/08/2017 - 16:55

Zjarret e rëna në Dropull kanë qenë misioni i rradhës i helikopterëve të kompanisë Viva dhe stafit gjerman. Në fshatin Lugar zjarret kanë qenë shumë pranë banesave, duke vënë në rrezik dhe jetën e njerëzve. Ndërsa situata është paraqitur e rënduar dhe në Frashtan, Horace dhe Goricë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, prej Emergjencave Civile, Viva  ka nisur me urgjencë operacionin për vënien nën kontroll të zjarreve. Ashtu siç shihet dhe nga pamjet, tymi i madh e ka bërë të vështirë ndërhyrjen e Helikopterëve. Por stafi me eksperiencë në operacione të vështira si dhe vendosmëria gjermane për realizimin e misioneve ka bërë të mundur ndërhyrjen në zonë, ku është hedhur ujë pa pushim për të vënë nën kontroll situatën.

Misioni këtë radhë ka qenë i qartë, luftë ndaj flakëve për të mbrojtur shtëpitë dhe jetën e banorëve.

Pa pshim është punuar me vendosmëri, edhe në këtë situatë të vështirë, për të ndihmuar në shuarjen e flakëve që duket se kanë pushtuar Shqipërinë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close