Ndërhyrja - Helikopterët VIVA izoluan flakët në Malësinë e Madhe
13/08/2017 - 12:53

Disa vatra zjarri që alarmuan edhe Malësinë e Madhe gjatë orëve të fundit, u arritën të viheshin në kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të helikopterëve të VIVA që asistuan me sukses në aksion bashkë me Emergjencat Civile dhe stafin e zjarrfikëses në këtë njësi administrative.

Kryetari i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, konfirmoi se falë ndërhyrjes së shpejtë situata iu rikthtye normalitetit. Megjithese ai theksoi, se zjarret me gjasë janë të qëllimshme.

Tonin Marinaj: Aktualisht situata është nën kontroll, situata ka qenë e rëndë, por ndihma ishte konkrete dhe e madhe. Kërkuam ndihmë nga Tirana, erdhi dhe helikopteri dhe situata është normalizuar. Ka pasur 6 vatra zjarri dhe 4 kanë qenë në njësinë administrative Kastrat dhe një në Koplik, Falë organizimit të strukturave cdo gjë është normalizuar, nuk është djegur asnjë banesë. Unë mund ti quaj të qëllimshme ku edhe policia ka ndaluar disa persona që dyshohet se mund ti kenë vendosur këto zjarre.

Marinaj konfirmoi zërat se në Malësine e Madhe , u rrezikuan edhe zona të banuara ku evakuimi i banorëve u kthye në domosdoshmëri.

Tonin Marinaj: Zonat më problematike ka qenë zona e Gashajve, e Vukpalajve dhe zona e Hotit që zjarri është afruar pranë banesave, por falë punës së zjarrfikësve është eviduar gjithçka. Roli i helikoperëve VIVA ka qënë i rëndësishëm, drejtoria e Emergjencave na është përgjigjur me korrektesë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close