Ceremonia - Hapet Ambasada japoneze në Tiranë, vinë dhe 129 makina dhuratë
17/07/2017 - 22:24

Marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë  u kurorëzuan me hapjen e Ambasadës së Japonisë në Shqipëri.

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati  duke vlerësuar se me hapjen e Ambasadës japoneze do të rritet bashkëpunimi dypalësh, shkëmbimet ekonomike, kulturore, por edhe kontaktet mes dy popujve tha se biznesi japonez do të gjejë një legjislacion bashkëkohor dhe klimë të favorshme për investime në Shqipëri.  

Ndërsa Ministri japonez i Shtetit për Punët e Jashtme të Japonisë, Nobuo Kishi, duke nënvizuar interesin e Japonisë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, vlerësoi rolin e Shqipërisë në këtë drejtim si një faktor stabiliteti.

Ministrat Bushati dhe Kishi morën pjesë edhe në ceremoninë e dhurimit nga Qeveria Japoneze të 129 automjeteve japoneze të prodhimit të fundit, një donacion i mundësuar nëpërmjet një granti prej 500 milionë YEN ose 4.6 milionë dollarë.

Në ceremoni mori pjesë edhe Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Masa yndyrore sa 11 autobusë nën Londër

Close