Greqi, zbardhet vrasja e shqiptarit të pastrehë, pranga irakianit
21/04/2017 - 19:10 Nga: Robert Goro

Policia greke ka njoftuar pasditen e të premtes se ka gjetur autorin e vrasjes së një shtetasi shqiptar, trupi i të cilit ishte gjetur para dy muajsh në bregdetin e Athinës.

Një shtetas irakian është arrestuar në sheshin Omonia në Athinë dhe më pas ka pranuar se e kishte vrarë shqiptarin 47 vjeçar me një sëpatë.

Sipas autorit, gjithçka ndodhi për shkak të një zënke midis atyre të dyve. Gjatë sherrit, irakiani mori sëpatën që ndodhej aty pranë dhe e goditi shumë herë në fytyrë dhe në trup, duke i shkaktuar vdekjen.

Shqiptari i pafat, që njihej me emrin Jani, ishte i pastrehë dhe jetonte në një barrake në kompleksin sportiv olimpik Agios Kosmas, të cilën e ndante bashkë me irakianin.

E përballonte jetesën duke kapur peshk e duke e shitur përreth vendqëndrimit të tij.

Sipas banorëve të zonës ai përjetonte një dramë familjare, ishte baba i dy fëmijve, por kishte mbetur pa punë dhe për këtë arsye ishte larguar nga shtepia.

Gjithë banorët kishin nga një fjalë të mirë që të thoshnin për të ndjerin.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close