Greqi, arrestohet shqiptari me 24 kg kanabis në makinë
21/04/2017 - 16:22 Nga: Robert Goro

Një shtetas shqiptar është arrestuar mesditën e të premtes në Greqi. 43 vjeçari u ndalua në Komboti, 18 km larg qytetit të Artës.

Në portbagazhin e automjetit u gjetën dy thasë me 23,9 kg kanabis, që sipas policisë ai e kishte sjellë nga Shqipëria.

Veç drogës u sekuestrua edhe automjeti, që ishte në pronësi të një shtetasi grek.

Ky i fundit, i moshës 51 vjeç, u shpall në kërkim nga policia.

Droga e sekuestruar

Droga e sekuestruar

Droga e sekuestruar

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Basha mbledh me urgjencë aleatët në selinë e PD-së

Close