Dosja e Prokurorisë - Grabitja në Rinas, pagesat marramendëse për dy informatorët
16/02/2017 - 22:00 Nga: Saimir Lleshi

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar se si punonjësi i kompanisë së sigurisë ishte “rekrutuar” nga banda kriminale e grabitësve të sasive të mëdha të parave në aksin Tiranë-Rinas në zonën e Kasharit. Plot 100 mijë euro ishte pagesa për informacionet rreth lëvizjes së makinave të kompanisë private të ngarkuara me para nga një bankë e nivelit të dytë.

Në dosjen hetimore të prokurorisë, rezulton se shtetasit Fatjon Xhyliu, ish-punonjës i kompanisë private që transportonte paratë në dhjetor të vitit 2015, bashkë me të arrestuarin tjetër Ditjon Memlika ishin të ‘ngarkuar’ nga grupit për të shërbyer si informator. Shtetasi Xhyliu ishte pajisur me një telefon nga Neim Avdulaj, ndërmjetës midis dy “informatorëve” dhe pjesës tjetër të grupit që realizonte aksionet në terren.

 “Në bazë të këtij informacioni, disa persona të tjerë, me ndërmjetësinë e Neim Avdulaj, do të realizonin goditjen. Për të realizuar komunikimin, Xhyliu dhe Memlika ishin pajisur me telefona nga Avdulaj. Në datë 03.12.2015, dy punonjësit e “Rogat” në atë kohë, Xhyliu dhe Memlika, kanë njoftuar me sms Avdulajn për lëvizjen e mjete me vlera monetare. Avdulaj, nga ana e tij, dyshohet se ka njoftuar shtetasin A.Ç.

Pas këtyre komunikimeve me sms, disa persona të tjerë, kanë realizuar vjedhjen me armë të parave që gjendeshin në mjetet e kompanisë “Rogat”, në zonën e Kasharit, rrugës për në Rinas. Pas realizimit të vjedhjes, sipas deklarimeve, Xhyliu dhe Memlika kanë marrë nga rreth 100 mijë euro secili për dhënien e informacionit”, sqaron prokuroria.

Gjithashtu, prokuroria thotë se “nga deklarimet paraprake dhe të dhënat të siguruara deri në këtë fazë të hetimit, janë krijuar dyshimet e arsyeshme se këta persona janë të përfshirë edhe në vjedhjen me armë të parave që po transportoheshin nga mjetet e kompanisë “Jaguar”, mesditën e datës 09.02.2017”.

Më shumë: 

Blerjet e shumta të Xhyliut zbuluan grabitësit e miliona eurove në Rinas
Vjedhja e miliona eurove nga dy grabitjet në Rinas, 4 në pranga
Grabitja në Rinas, Xhyliu i penduar në gjykatë, Memlika mohon akuzat

 

Njoftimi i plotë i Prokurorisë për grabitjet në Rinas

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Taksistët e Italisë bllokojnë Romën dhe Milanon

Close