Nisin hetimet - Grabitet resorti në rrugën e Rinasit, maskat marrin 100 mijë lekë
07/07/2017 - 11:17

Një resort ka rënë pre e grabitjes me armë në rrugën Ahmetaq-Rinas. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (6 korrik) rreth  orës 22:45.

Policia sqaron se “dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e disa sendeve të dyshuara si armë, tek një Resort,  kanë marrë 100 000 lekë tek recepsioni dhe janë larguar. Në momentin e vjedhjes në recepsion ka qenë recepsionistja.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close