Elbasan - Goditi me thikë 36-vjeçarin, arrestohet autori
16/04/2017 - 9:01

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Skënder  Matjani.

Policia sqaron se arrestimi i tij u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me thikë  në krah  shtetasin A.M, 36 vjeç banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i  Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Ja çfarë bën pastruesja kur pronarët nuk janë në shtëpi

Close