Indinjata - Goditet infermierja, tjetër rast dhune në spitalin e Shkodrës
12/08/2017 - 15:09

Një tjetër rast dhune u shënua ndaj bluzave të bardha në spitalin rajonal të Shkodres, ku këtë herë në krye të detyres u godit infermierja me inicialet L.P.

Fenomeni po kthehet në shqetesim serioz për vetë mjekët dhe infermierët të cilët dolën në një tjetër deklaratë, duke kërkuar ndërhyrjen e shtetit.

Ata e quajnë domosdoshmëri prezencën e patrullës së policisë në mjediset e spitalit, pasi jo vetëm rrit sigurinë për të punuar të qetë i gjithë personeli mjekësor, por në të njëjtën kohë ndikon që familjarët të jenë të frenuar në reagime.

Drejtuesit e shendetësisë në Shkoder kanë kërkuar në vazhdimësi prezencën e policisë në spital, por deri më sot nuk ka patur një përgjigje zyrtare se si do të zgjidhet kjo problematike.

Rastet e dhunës janë shtuar, ku vetëm në pak javë ky është i dyti në këtë qender spitalore.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close